7 persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor në jug të Hungarisë, kur një makinë u përplas me një tren.
Advertisements
Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.
Të vdekur mbetën shoferi dhe 6 pasagjerët që ndodheshin në veturë.
Advertisements
Ndërkohë mësohet se makinisti është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa asnjë nga pasagjerët trenit nuk është lënduar.
Sipas policisë hungareze, përplasja fatale ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur makina ka tentuar të kalojë shinat e trenit./abcnews.al/