Gruaja u raportua dje e vetëvrarë në Tiranë, Policia dyshon te bashkëshorti: Tha se ishte vdekje natyrale

Policia e Tiranës ka arrestruar një 56-vjeçar nga Kamza, i akuzuar se ka fshehur ngjarjen e rëndë të vetëvarsjes së dyshuar të gruas së tij.

Advertisements

Sipas Policisë, 55-vjeçarja me inicialet Sh. L është raportuar nga familjarët e saj se kishte ndërruar jetë për shkak të vetëvarjes, ngjarje e ndodhur në zonën e Frutikulturës në Kamëz.

Por pas hetimeve, blutë kanë arritur të zbulojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, në datën 4 shtator. Ndërsa bashkëshorti jo vetëm që nuk e ka raportuar, por u ka thënë familjarëve se gruaja kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe pas kësaj kishte nisur menjëherë përgatitjet për varrimin.

Advertisements

Kjo ka ngritur dyshime të forta se kryefamiljari mund ta ketë shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes, ose të jetë përfshirë dhe vetë. 56-vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakE rëndë në Kamëz! 55-vjeçarja vetëvaret, burri bën gati varrimin e njofton familjen
Artikulli tjetërArtan Hoxha nga Kolumbia nxjerr foton me tufa parash: 60-70 arka me banane do ‘zhduken’ në Durrës, s’ua them datën