E rëndë në Kamëz! 55-vjeçarja vetëvaret, burri bën gati varrimin e njofton familjen

KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën pasi një 55-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Dosja.al u informua se ngjarja e rëndë e raportuar në ‘tym’ si vetëvrasje, për të cilën nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, ishte më e thellë se ç’dukej. E vetëm pak orë pas interesimit të Dosja.al në Policinë e Tiranë, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas.

Advertisements

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se gruaja dyshohet se është vetëvarur një ditë më parë në shtëpinë ku jetonte, në Frutikulturë. Por, i dyshimtë është fakti që bashkëshorti i viktimës, me inicialet Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici.

Mbrëmjen e datës 4 shtator, ai ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e shoqja kishte pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar policinë që ka bërë të mundurarrestimin e 56-vjeçarit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Advertisements

Njoftimi: Kamzë, Tiranë, Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: – Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 6 shtator 2022
Artikulli tjetërGruaja u raportua dje e vetëvrarë në Tiranë, Policia dyshon te bashkëshorti: Tha se ishte vdekje natyrale