Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si personi që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt ka treguar marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me këtë individ dhe ndihmën që i jepte kupola e policisë së shtetit Martinajt.
Advertisements
Gazetari Elton Qyno, tha në një intervistë për Euronews Albania tha se agjenti i policisë është dëshmitari kyç në zhdukjen e Ervis Martinajt, pasi është kontakti i fundit me të në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.
Advertisements
Sipas Qynos, dëshmia e agjentit është thelbësore për të kuptuar fatin e të shumëkërkuarit, i cili siç tha kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë, me njerëz që e gjurmonin dhe synonin ta ekzekutonin.