Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë që tronditi Greqinë këtë të diel, nga shpërthimi i gazit në një fabrikë peshku në Prevezë.
Advertisements
Protothema.gr raporton se një shqiptar dhe një grek kanë ,mbetur të vdekur në vend nga shpërthimi i fuqishëm.
Ndërkohë mësohet se një grek ka marrë lëndime të rëndë, e për pasojë është dërguar në spital.
Advertisements
Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba u tre fëmijëve të vegjël.
Ndërsa emigrant shqiptar mësohet se ka qenë 40 vjeç.
Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një gaz.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës që kanë dëgjuar gjithë çfarë ka ndodhur. Forcat zjarrfikëse dhe Policia janë ende në vendngjarje.
/abcnews.al./