Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Tiranës në afërsi të TEG-ut.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake mësohet se motori me shpejtësi mbi 100 km në orë është përplasur me një automjet.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një djalë dhe një vajzë të cilët ishin duke qarkulluar me motor.
Nga fotot e ardhura pranë redaksisë së newsbomb.al shihet se dy të plagosurit, ndodhen të shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet, ndërkohë në vijim priten më tepër detaje nga ky aksident i rëndë.