Zhdukja e Ervis Martinajt ka qenë kryefjala e aktualitetit gjatë ditëve të fundit. Prokuroria e Laçit e cila po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të bosit lojërave të fatit ka konfirmuar se komunikimi i fundit i Marinajt ka qenë me xhahaxin e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.
Advertisements
Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.
Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës.
Advertisements
“Ora News” mëson se Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.
Mirëpo pas këtyre mesazheve telefoni i Marinajt nuk ka pasur më asnjë sinjal dhe nuk është dhënë më asnjë përgjigje, gjë e cila solli shqetësim te familjarët e tij të cilët më pas kërkuan dhe ndihmën e autoriteteve.
Ndërkohë, Prokuroria dhe vetë familjarët kanë përjashtuar në mënyrë kategorike, se në adresë të tyre, Ervisi ka lënë porosi me SMS, për ushqimin e luanit “Simba”, të cilin familja e mban në kompleksin “Arbëria”.
Sipas babait të biznesmenit Ervis Martinaj, 70-vjeçarit Mustafa Martinaj, në kompleksin që familja administron, nuk jeton vetëm Luani, por edhe qeni dhe dy Arusha.
Gjatë një bashkëbisedimi me “Ora News”, babai i Ervis Martinaj, tregon se nuk ka shpresa për të gjetur të birin gjallë. Mirëpo, shton se në asnjë moment nuk ka hapur mort në banesën e tij për të birin.
“…ne jemi në një situatë jo të mirë, ndodhemi në momente zie. Shtëpia ime është në mort dhe ka hapur dyert për ngushëllim, pasi unë kam humbur nipin tim Brilantin. Në këtë shtëpi, nuk ka asnjë mort të hapur për djalin, Ervisin, megjithëse shpresat e mia për gjetjen e tij gjallë, tashmë janë shuar plotësisht…” – tregon Mustafai.