Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Advertisements
Ish-banroja e BBV ka publikuar një foto në Instastory ku shihet e kapur dorë për dore në makinë me kushërirën e saj. Krahas videos së shkurtër Beatrix shkruan: “Motra ime nga zemra. Më në fund u ribashkuam pas një viti”
Advertisements
Ky postim vjen vetëm një ditë pasi në rrjet qarkulloi fotoja e parë e saj dhe ish-partnerit të saj Donald Veshaj, jashtë “Big Brother Vip.”
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, por nuk dihet me saktësi se kur. Megjithatë, duket se nuk janë ndarë aq shpejt sa për të mos shkrepur (minimalisht) një foto bashkë, që ka parë dritën e publikimit vetëm dy ditë më parë.
Në rrjet qarkulloi me shpejtësi një foto e tyre ku shihen në makinë bashkë teksa aktori i prek fytyrën Beatrix. Fotoja duket se fillimisht është publikuar nga ‘Kryefjala’ por pa detaje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë një montazh.
Fotoja erdhi pak ditë pas zyrtarizimit të ribashkimit të Donaldit me Bora Zemanin dhe duket se fotoja ka dalë nga Beatrix pasi është një ‘selfie’ e shkrepur nga ajo. Fundja, jo të gjithë i fshinë foto me ish-at dhe këngëtarja duket se është një prej tyre.
Ishte Semi Jaupaj ajo e cila ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin.
“Shokë përgjithmonë,”-shkruante këngëtarja krahas fotos.
Po ashtu, Bora dhe Donaldi janë fotografuar në momente intime dhe të përqafuar duke mos u fshehur më.
Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”
Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.
Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.
Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja. “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”- shkroi Beatrix në TWitter pak kohë më parë.
Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit. “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.