Kapen shqiptarët me “shtëpi bari” në Britani, vidhnin çdo ditë 11 mijë paund energji

Katër shqiptarë kanë janë arrestuar dhe kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohen se kishin ndërtuar një “shtëpi bari” me një vlerë prej 1.6 milion paundësh.

Advertisements

Shqiptarët kishin sfiduar sistemin në Britaninë e Madhe, ku shtëpinë ku rrisnin kanabisin e kishin pak metra larg Gjykatës së Kurorës Carlisle .

Rritja e kanabisit ishte e sofistikuar. Shqiptarët e arrestuar janë 29-vjeçari Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe i pandehuri më i ri, 22-vjeçari Andrea Vukaj.

Advertisements

Ata kishin kompletuar objektin me sisteme profesionale ndriçimi dhe ujitjeje. Objekti më parë kishte funksionuar si një klub nate. Si të mos mjaftonte rritja e kanabisit shqiptarët, vidhnin edhe një sasi prej 11 mijë paundës energji çdo ditë.

Katër shqiptarët që drejtonin ‘fermën’ u dërguan të gjithë para gjykatës së kurorës pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

“Shtëpia e barit” u zbulua me 6 korrik të këtij viti, ku u zbuluan 778 bimë kanabisi në faza të ndryshme rritje.

Artikulli paraprakShoferja u tremb nga makina që e parakaloi dhe doli jashtë rruge, plagosen 4 persona, dërgohen me urgjencë në spital(Video)
Artikulli tjetërPo pinte kafe në lokal me armën në brez, arrestohet një person në Tiranë