26 vjeçarja zbret nga makina dhe e lë ndezur në Astir, 18 vjeçari e vjedh dhe largohet

Një 18 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.6 në Tiranë, pasi i ka vjedhur makinën një 26 vjeçarje. Ngjarja ka ndodhur dje në zonën e Astirit, në rrugën “Mikel Maruli”.

Advertisements

Mësohet se shoferja kishte zbritur për disa momente nga makina dhe e kishte lënë atë të ndezur në rrugë, duke bërë që i riu ta vidhte menjëherë dhe të largohej. Menjëherë pas njoftimit, Policia ka nisur kërkimet dhe e ka arrestuar 18 vjeçarin.

Tani, ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisements

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakS’kanë fund telashet për Vali Corleone, futet në kurth nga 4 vajza. Pasi e çojnë në motel… Si i morën Audi-n 100 mijë euro
Artikulli tjetërKurti ndihmë ekonomike për pensionistët, punëtorët dhe ata që kursejnë energjinë!