Telashet nuk kanë fund për Vali Corleonen, personazhin e njohur, i cili pak ditë më parë u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte.
Advertisements
Ai raportohet se është futur në një kurth nga 4 vajza, me të cilat dëshironte të kalonte natën në një motel në orët e para të mëngjesit të së martës.
Vali Corleone kishte shkuar në një motel në Gjilan së bashku me dy vajza, njëra shqiptare dhe tjetra serbe. Por treshja nuk ishte vetëm, pasi në motel iu janë bashku edhe dy vajza nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Sinjai, që e kishin futur në grackë.
Advertisements
Në momentin kur janë future në dhomën e motelit, kanë filluan të argëtohen me njëri-tjetrin. Njëra prej vajzave është larguar nga dhoma me pretekstin se do të merrte një pije dhe këtu ka nisur makthi për Vali Corleone.
Brenda dhomës ku Vali ishte së bashku me 3 vajzat e tjera, hynë dy persona të armatosur, njërin prej të cilëve ai ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër.
Nën kërcënimin e armës, e kanë detyruar që të shtypë opsinon e regjistrimit në telefon dhe të deklarojë se u kishte 100 mijë euro borxh dy personave në fjalë.
Më pas, ata e kanë detyruar Vali Corleonen që t’i dërgonte me makinën e tij në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Kur kanë mbërritur atje, personat e armatosur i kanë marrë makinën luksoze të markës Audi SQ7 në kompensim të borxhit 100 mijë eurosh që Vali Corleone u kishte dhe janë zhdukur.
Tri ditë më pas, Corleone ka rrëfyer ngjarjen në polici. Ai para hetuesve ka treguar se kush është njëri nga të dyshuarit, ndërsa për personin e dytë nuk e ka njihte.
Njësitet policore me të marrë informacionin janë vënë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.