Gjashtë anëtarë të një familje vdiqën në mënyrë tragjike, duke u përpjekur që të shpëtonin vajzën e tyre 14 vjeçe, e cila po bënte disa selfie në ujëvarë.
Advertisements
Dita e piknikut u kthye në tragjedi për 15 anëtarët e familjes që vendosën të ndalojnë pranë Ujëvarës Ramdaha të Chhattisgarh – një vend me bukuri natyrore në Indinë Qëndrore.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, ku dy të rinj, të moshës 14 dhe 22 vjeç, Shraddha dhe Shëeta Singh, po bënin foto pranë ujëvarës. Vajza e vogël rrëshqiti dhe anëtarët e tjerë të familjes u hodhën në ujë për ta shpëtuar.
Vëllezërit e saj 18, 22 dhe 26 vjeç, kushëriri i saj dhe gruaja e tij, përkatësisht 24 dhe 22 vjeç, u hodhë në ujë për ta shpëtuar. Megjithatë, ata nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar fëmijët, pasi rjedha e ujëvarës i tërhoqi duke u marrë jetën.