“Ferri” zbarkon në Rusi, Inteligjenca britanike paralajmëron fundin e Vladimir Putinit, merr kthesën e madhe lufta në Ukrainë

Rusia po shkon drejt kolapsit. Sanksionet perëndimore po e ndjekin ngadalë, por nga ana tjetër Inteligjenca Britanike zbuloi ditën e djeshme se situata në Ukrainë po vështirësohet shumë për presidentin rus Vladimir Putin dhe lëvizja e tij e fundit për të shumëfishuar ushtrinë po dështon, pasi Kievi i ndihmuar me armë dhe informacione nga Perëndimi po i shkakton humbje shumë të mëdha.

Advertisements

Rritja e numrit të forcave të armatosura ruse, në përputhje me dekretin e presidentit Vladimir Putin, nuk ka gjasa ta rrisë fuqinë ruse ndaj Ukrainës, tha Inteligjenca britanike ditën e djeshme, në raportin e përditshëm. Shtimi i numrit të forcave, thuhet gjithashtu se nuk do t’i ndihmojë Rusisë në terren ndaj Ukrainës. Sipas njoftimit të publikuar në Tëitter, Inteligjenca shkroi se ende nuk është e qartë se si do të rritet numri i ushtarëve rusë, i paraparë prej afro 140 mijë trupash.

“Është e paqartë nëse Rusia do të përpiqet ta zbatojë këtë rritje nëpërmjet një numri më të madh ushtarësh vullnetare ‘me kontratë’, apo nëpërmjet rritjes së objektivave vjetore për rekrutim”, thuhet nga Britania e Madhe.

Advertisements

Inteligjenca britanike bëri të ditur se Rusia ka humbur mijëra ushtarë në luftë ndaj Ukrainë, me ç’rast nuk ka rekrutë të rinj “dhe rekrutëve nuk iu kërkohet të shërbejnë jashtë Rusisë”.

Fillon rënia në Rusi

Gjashtë muaj pas pushtimit të Ukrainës, Rusia është zhytur në një luftë rrënimi që nuk e kishte parashikuar. Ministri i ekonomisë rus, Nechaev dhe analistë të tjerë thonë se ekonomia e Rusisë ka filluar të bjerë si pasojë e sanksioneve perëndimore. Eksodi i bizneseve perëndimore, dhe valë pas vale të ndëshkimit të sanksioneve perëndimore që synojnë eksportet jetike të energjisë të Rusisë dhe sistemin e saj financiar, kanë një ndikim, por jo ashtu siç e kishin pritur shumë.

Nechaev, i cili kryesoi disa nga kohët më të trazuara ekonomike të Rusisë dhe ndihmoi në drejtimin e tranzicionit të saj drejt një ekonomie tregu, ia jep një pjesë të tillë bankës qendrore.

Rusia po “digjet” ngadalë

Ndërsa inflacioni global po ndihmon sektorin energjetik të Rusisë, ai po dëmton njerëzit e saj. Ashtu si pjesa tjetër e Evropës, rusët tashmë po vuajnë një krizë të kostos së jetesës, e përkeqësuar shumë nga lufta në Ukrainë. Nechaev, i cili ndihmoi ta drejtonte Rusinë përmes një kolapsi ekonomik shumë më dramatik në vitet 1990, është i shqetësuar. “Për sa i përket standardit të jetesës, nëse e masni me të ardhurat reale, ne kemi shkuar mbrapa me rreth 10 vjet”, thotë ai.

Qeveria ruse po shpenzon në përpjekje për ta luftuar këtë. Në maj, ajo njoftoi se do të rriste pensionet dhe pagën minimale me 10%. Është ngritur një sistem ku punonjësit e kompanive që kanë “pezulluar aktivitetet e tyre” mund të transferohen përkohësisht te një punëdhënës tjetër pa prishur kontratën e tyre të punës. Dhe po shpenzon 17 miliardë rubla (280 milionë dollarë) për blerjen e bonove të linjave ajrore ruse, të gjymtuara nga ndalimet e hapësirës ajrore dhe sanksionet që pengojnë mirëmbajtjen dhe furnizimin e pjesëve nga prodhuesit e huaj.

Janë sanksionet teknologjike, si ato që prekin industrinë e linjave ajrore që mund të kenë ndikimin më të thellë në perspektivat ekonomike afatgjata të Rusisë. Në qershor, sekretarja e tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo tha se eksportet globale të gjysmëpërçuesve në Rusi kishin rënë me 90% që nga fillimi i luftës. Kjo po dëmton prodhimin e gjithçkaje, nga makinat te kompjuterët, dhe, thonë ekspertët, do ta lërë atë më prapa në garën globale të teknologjisë. “Ndikimi i sanksioneve do të jetë më shumë një djegie më e ngadaltë sesa një goditje e shpejtë,” thotë Weafer. “Rusia tani po shikon një periudhë potencialisht të gjatë stagnimi.” Nechaev është edhe më i vendosur në fund kur thotë hapur se: “Tani për tani ka filluar rënia ekonomike”.

Artikulli paraprak“Vendet e BE do të përballen deri në 10 dimra të tmerrshëm nëse…”, ministrja e njohur del me paralajmërimin e frikshëm
Artikulli tjetërVodhi 18 milionë lekë në dhomat e pushuesve, prangoset autori i 19 grabitjeve në Sarandë(VIDEO)