Aksident i rëndë në Berat, makina përplas biçikletën, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës”

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Berat.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen “Çelepis”.

Një mjet, tip Fuoristradë Tuareg, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.

Advertisements

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen./Abcnews.al/

Artikulli paraprakSHBA-BE “kryqëzojnë” Ramën, “pasaporta e artë” është azil për kriminelët dhe të korruptuarit që pastrojnë para
Artikulli tjetërTronditi mbarë botën/ Arrestohet ish-kryeprokurori i njohur i këtij shteti, akuzohet për zhdukjen e 43 studentëve (Emri+Foto)