Të shtëna me armë në qendrën tregtare, humb jetën një person

Një burrë humbi jetën dhe një grua ndodhet në spital pas të shtënave në një qendër tregtare në Suedi, thotë policia.

Advertisements

Njerëzit në qendrën tregtare Emporia në qytetin jugor të Malmos u larguan në panik pasi dëgjuan rreth 20 të shtëna.

Policia ka arrestuar një adoleshent dhe beson se të shtënat kanë lidhje me tensionet e bandës.

Advertisements

Kjo vjen derisa Suedia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm, ku dhuna e bandave është në krye të shqetësimeve të votuesve.

Suedia ka ende një nga normat më të larta të vrasjeve me armë në Evropë.

Një raport zyrtar i qeverisë suedeze i publikuar vitin e kaluar thoshte se katër në çdo milion banorë vdesin nga të shtënat çdo vit në Suedi.

Artikulli paraprakNdryshon moti/ Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash në mes të gushtit, njihuni me parashikimin për sot
Artikulli tjetërAtentati me dy viktima në Panaja, Gledis Nano mbledh strukturat në Vlorë, ja porosia që u la efektivëve