Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë.
Advertisements
Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.
Po ashtu, burime bëjnë të ditur se është gjetur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.
Advertisements
Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa mësohet se autorët e kanë qëlluar makinën nga pas.
Ndërsa sipas burimeve, në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.