Iliri i është kundërpërgjigjur statuseve ironike të aktores Monika Lubonja.
Advertisements
Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku padiskutim nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me balerinin, gjë që Monika nuk ka ngurruar aspak për t’ju përgjigjet madje duke ironizuar situatën.
Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ka ‘ironizuar’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.
Advertisements
E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.
Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja shkruajti:
“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”
Lart e poshtë duket se kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Një ndjekës e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.
“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.
Ndërkohë balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për “dashurinë” e saj për bananet.