U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.
Advertisements
Sherr mes disa personave në Durrës, ndërsa shkak është bërë dëmtimi i një xhami makine.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi. Kjo pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P.
Advertisements
Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme