“Në këtë shesh jemi zënë për herë të parë por sot…”, momenti ku Noizy dhe Stresi përqafohen në skenë

Stresi dhe Noizy janë ngjitur për herë të parë së bashku në skenën e “Alpha Shoë”, koncertin që organizoi ky i fundit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

Advertisements

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë. Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar brohorima te adhuruesit e tyre.

Kujtojmë që dyshja e reperëve bënë paqe pak kohë më parë dhe shumë shpejt krijuan një raport të mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë treguar mbështetjen që kanë për njëri-tjetrin dhe nëpërmet mediave sociale dhe jo më larg se pak javë më parë, Noizy e konsideroi Stresin si familje.

Advertisements

Artikulli paraprak“Rama ik!”- Ilir Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt para drejtësisë
Artikulli tjetërRusia merr vendimin ndaj Koresë së Veriut. Zbardhen zhvillimet e fundit