“Rama ik!”- Ilir Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt para drejtësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nxjerrë pamjet nga koncerti i Noizy-t një ditë më parë, kur në një moment ikën dritat dhe qytetarët filluan të bërtisnin njëzëri “Rama ik”.

Advertisements

Për ish-Presidentin Meta kjo është një thirrje frymëzuese dhe buçitëse për largimin dhe ikjen pakthim të armikut të rinisë.

Sipas Ilir Metës, Edi Rama shumë shpejt do të japë llogari para drejtësisë.

Advertisements

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.

Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakPërgjaken rrugët që në mëngjes! Makina përplas për vdekje burrin që udhëtonte me biçikletë
Artikulli tjetër“Në këtë shesh jemi zënë për herë të parë por sot…”, momenti ku Noizy dhe Stresi përqafohen në skenë