Përgjaken rrugët që në mëngjes! Makina përplas për vdekje burrin që udhëtonte me biçikletë

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”.

Advertisements

Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.

Mjeti që drejtohej nga M.B. dhe i moshuar që lëvizte me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga pas.

Advertisements

Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë.

Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe vendbanimi i tij, ndërkohë që në morg nuk ka mbërritur ende asnjë familjar i viktimës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas policisë, shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.

Artikulli paraprakKëmbimi valutor! Ja me sa shitet dhe blihet sot dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e huaja
Artikulli tjetër“Rama ik!”- Ilir Meta nxjerr videon nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt para drejtësisë