Guxon gazetari/ Jep emrin e ‘ekspertit’ të trafikut të shqiptarëve drejt Anglisë: ‘Lëviz nëpër Shkodër me targa të personalizuara’!

Ditët e fundit media britanike i ka kushtuar vëmendje të veçantë emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë.

Advertisements

Gazetari Muhamed Veliu, i cili shumë vite ka jetuar dhe punuar në Londër, ka zbuluar “ekspertin” e trafikut të shqiptarëve në Angli. Ai e nxjerr me emër dhe mbiemër dhe thotë se mund të gjendet, përveç rrjeteve sociale, edhe në qytetin e Shkodrës, ku siç thotë Veliu, udhëton me një makinë më targa të personalizuara.

“Shumë kolegë të medias shqiptare po më kërkojnë t’i ndihmoj me kontakte të shqiptarëve në Angli, që mund të flasin për valën e njerëzve që shkojnë me gomone në shtetin ishull.

Advertisements

Do t’u sugjeroja një person i quajtur Enkelejd Omi. Është i duhuri, pasi në 2015 është dënuar për trafik njerëzish drejt Anglisë. Ka ekspertizën e duhur të tregojë si funksionon trafiku etj.

E gjeni kollaj në Facebook ose rrugëve të Shkodrës ku udhëton me një makinë me targa të personalizuara. Mund të flasë edhe për politikë si një adhurues i Foltores”, shkruan Veliu.

Artikulli paraprak“Prisni tronditjen në fund”, çfarë po paralajmëron Stresi për koncertin e Noizyt?
Artikulli tjetërNusja zhduket në aeroport bashkë me lekët që kishin mbledhur për t’u martuar!