Tragjedi në Itali, katër djem të rinj vdesin në aksident me makinë, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar

Katër shokë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Italisë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, në komunën Godega di Sant’Urbano në Trviso.

Katër të rinjtë, nga mosha 18 deri në 19 vjeç ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Polo” kur makina humbi kontrollin u rrotullua disa herë dhe përfundoi jashtë rruge. Përplasja ishte tepër e fortë, bënë me dije autoritetet italiane.

Advertisements

Të katër djemtë po ktheheshin në shtëpi me gjasë pasi kishin festuar së bashku. Mes viktimave është edhe një 19-vjeçar shqiptar.

Ishin banorët e zonës ata që njoftuan policinë pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe ambulancat, por ishte tepër vonë për 4 të rinjtë të cilët u gjetën pa shenja jete.

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur
Artikulli tjetërGreqia lëkundet nga një tërmet i fortë