I FUNDIT/ Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Advertisements

Rreth orës 07:00, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit, 2 drejtuesit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/

Artikulli paraprakGjarpëri i kafshoi buzën, 2-vjeçarja hakmerret duke i ngulur dhëmbët dhe e vret në vend
Artikulli tjetërTragjedi në Itali, katër djem të rinj vdesin në aksident me makinë, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar