Shpërthim tritoli në Vlorë/ “Hidhet në erë” kamioni i parkuar në pronësi të 53 vjeçarit

Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në fshatin Tragjas të Vlorës. Lënda plasëse i ishte vendosur kamionit të parkuar në pronësi të 53 vjeçarit Ahmet Ali Curraj. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.

Advertisements

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakUlje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme
Artikulli tjetërTragjedi në Greqi/ Prindërit e harruan brenda në makinë, 8 vjeçarja vdes për shkak të nxehtësisë