“Do bëjnë pallat”, banorët flasin pas plagosjes së punonjësit të IMT-së: Pronari nuk ishte njoftuar më herët

Qani Muça, autori i plagosjes së punonjësit të IMT-së ditën e sotme në Tiranë dyshohet se ka qenë i dehur gjatë momentit që ka qëlluar me armë.

Advertisements

Muça ka pretenduar se IMT-ja nuk i kishte dërguar asnjë njoftim për shembjen e banesës. Ndërsa kur inspektorët kanë nisur punën për shembjen e ndërtesës, në katin e dytë të saj ka patur persona, të cilët ishin qiraxhinj.

Muça është larguar pa debatuar me inspektorët e IMT-së, por është kthyer pak çaste më pas me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke plagosur në bark 55-vjeçarin Ilirjan Gavelli.

Advertisements

Banorët e zonës janë shprehur jashtë kamerave se banesa ishte në proces legalizimi, ndërsa shembja, sipas tyre është kryer për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati.

Artikulli paraprakShkoi për shembjen e ndërtesës, qëllohet me armë zjarri në bark punonjësi i IMT-së në mes të Tiranës (EMRAT)
Artikulli tjetërTronditet vendi fqinj: 34-vjeçari vret me armë 10 persona, mes viktimave edhe fëmijë