Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gjakut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhimbje të kokës.
Advertisements
Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj.
Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: Ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit.
Advertisements
Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhimbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh, që vuajnë nga migrena, janë femrat dhe adoleshentët.
Vaji i sinapit dhe vaji i mentes kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru.
Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin.
Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gjakut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit.
Një çaj shumë efektiv për dhi mbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë.
Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke.
Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.