Veliaj-Metës: Racizëm ta krahasosh Tiranën me Kabulin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga inspektimi i shkollës së re “Bashkim Fino” në Njësinë 2, iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Advertisements

Ai nuk kurseu ironinë ndaj Metës për të cilin tha se është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit.

Më tej Veliaj theksoi se është “racizëm të thuash se Tirana po mbingarkohet, kur je bërë nga kjo Tiranë kryeministër dhe President”.

Advertisements

“Është pa sens që ta krahasosh Tiranën me Kabulin dhe ta bësh me dashje këtë kur ke halle të sigurimit, pro është racizëm banal që të thuash se kjo Tiranë po na mbyt dhe po na mbingarkohet është racizëm banal kur vetë je histori suksesi, se je bërë dhe Kryeministër dhe President nga kjo Tiranë. Edhe kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë që edhe pse për 30 vjet kanë pasur të gjitha detyrat e shtetit,

Shqipëria nuk iu ka asnjë borxh. I ka bërë Presidentë, Kryeministra, Kryetar Kuvendi të mësojnë pak nga ky emër i madhe që në ditët më të vështira i bëri njerëzit bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe duan të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur dhe për sa kohë që fëmijëve do t’u japim shkollë cilësore do të sigurohemi që nuk do t’i kemi më fuksat në drejtim dhe do sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera. Është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef por me pasion”, tha kryebashkiaku.

Artikulli paraprakU tha se i hoqën ndihmën financiare, reagon Bashkia e Roskovecit pas vdekjes së 14-vjeçarit në lumin Seman: Të gjitha shpenzimet mortore do t’ja mbulojmë, familjes do…
Artikulli tjetër46-vjeçarja në Prrenjas i jep fund jetës, vetëvaret në kasolle