Thellohet tragjedia në Durrës, 27-vjeçarja që humbi jetën nga rryma elektrike ishte shtatzënë

Një grua e re humbi jetën në një incident tragjik mëngjesin e sotëm në Durrës.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Familjarët e kanë gjetur pa jetë në oborr të renë, ndërsa dyshohet se ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë. Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen.

Advertisements

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima ishte shtatzënë.

Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes.

Top Channel

Artikulli paraprakNisi një lidhje me Fifin brenda shtëpisë! Granit Cana kapet mat, kush është vajza bukuroshe në pishinë me ish-banorin e ‘Big Brother Vip’
Artikulli tjetërNdodh në Greqi, arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve, shtang me përgjigjen: Më pëlqen kur…