Ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 29-vjeçare është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete.

Advertisements

Policia dyshon se e reja ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

“Durrës/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe,

e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMe sa shiten dhe blihen monedhat e huaja? Ky është këmbimi valutor për sot
Artikulli tjetërE rëndë/ 29-vjeçari vret ish-vjehrrin në sy të vajzës dhe fëmijës së mitur