Një 29-vjeçar shqiptar ka vdekur pas një aksidenti fatal në Itali të ndodhur mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani. 29-vjeçari po udhëtonte drejt Veronës kur rreth orës 7.30, ndoshta në tentativë për të parakaluar kap ushtuar korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion.
Shoferi i kamionit – një 45-vjeçar me origjinë rumune – bëri gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses, për shkak të bordurave të betonit të karburantit aty pranë.
Advertisements
Mediet italianë shkruajnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe pas aksidentit makina mbeti vetëm një grusht hekurash.
Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershëm.
Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit./Abcnews.al/