Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Arapaj, Roskovec është konstatuar një ngjarje e rëndë.
Advertisements
Dy peshkatarë kanë gjetur trupin e dekompozuar të një të riu në brigjet e lumit Seman.
Ata kanë pikasur trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë mbi tmerrin e parë me sy.
Advertisements
Më pas u bë e mundur nxjerrja e kufomës së dekompozuar në breg.
Sipas informacioneve të para, mësohet se bëhet fjalë për një mashkull në moshë të re, po për shkak të dekompozimit të trupit është i vështirë identifikimi.
Fillimisht identiteti i të riut po kërkohet në listat e personave të humbur në këtë periudhë.