Pas më shumë se 2 orësh “Benzi” nxirret nga “kthetrat” e kamionit, ja çfarë mbeti nga aksidenti tragjik ku vdiq 32-vjeçari

Makina me të cilën udhëtonte 32-vjeçari, Ndriçim Dervishi është nxjerrë nga poshtë kamionit, ku përfundoi mesditën e sotme pas më shumë se 2 orësh.

Advertisements

32-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe makina ishte kthyer në një grumbull hekurash.

Advertisements

U deshëm më shumë se dy orë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nxirrnin makinën dhe të bënin të mundur identifikimin e trupit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.

“Benzi” përfundoi poshtë rrotave të kamionit, ndërsa nuk dihet shkaku i aksidentit. /Abcnews.al/

Artikulli paraprakE trishtë! Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta aktori i njohur
Artikulli tjetër“Nuk do ta fal kurrë babin, na la vetëm në…”, Ermal Meta zbulon arsyen e vërtetë pse nuk ka asnjë kontakt me të atin