“Çmendet moti”! Shira të rrëmbyeshëm në këtë shtet, dy persona rezultojnë të zhdukur

Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë Japoninë qendrore, si dhe është lëshuar urdhër evakuimi për mbi 100,000 banorë. Të paktën dy persona rezultojnë të zhdukur si dhe ka pasur ndërprerje të furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Advertisements

Agjencia meteorologjike, raportojnë mediat, ngriti alarmin në nivelin maksimal në prefekturën e Yamagata-s, në verilindje të vendit, pasi lumi Mogami shpërtheu brigjet e tij në disa vende, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje në qytetet përreth.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se të paktën dy persona janë të zhdukur dhe se 1,900 shtëpi në Niigata janë pa energji elektrike.

Advertisements

Shiu i dendur në zonë, me mbi 150 milimetra në orë, detyroi shërbimet e trenit super të shpejtë Shinkansen të pezullonte lëvizjet mes Fukushimës dhe Shinjos, ndërsa 107,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në gjashtë prefektura të arkipelagut.

Artikulli paraprak72-vjeçari shqiptar u gjet i copëtuar në Itali, flet djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte, është bërë copë pa arsye
Artikulli tjetërI fundit! Identifikohet një nga viktimat e aksidentit tragjik në Rrogozhinë, dyshohet për disa të tjerë që kanë ngecur në makinë