I fundit! Bllokohen 3 automjete në Portin e Durrësit, pranga një personi me banim në Zvicër

Zbulohen 3 automjete të vjedhura në Portin e Durrësit, ndërsa në pranga ra një 53-vjeçar, banues në Zvicër. Ndaj tij u ngrit akuza për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Advertisements

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç,

banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisements

Në vijim të veprimeve, u blokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.

Artikulli paraprakTragjike! Autobusi përplaset me dy makina, 16 persona të vdekur
Artikulli tjetërGjendet trupi i pajetë i një biznesmeni brenda një kamioni(DYSHIMET)