Aksidenti me dy të vdekur, viktimat ishin emigrantë, njëri prej fëmijëve të plagosur në gjendje të rëndë

Dy personat që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë, janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës.

Advertisements

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.

Advertisements

Ai ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati për Express.

Ndryshe, një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Artikulli paraprakNuk e merrni dot me mend se për kë bëhet fjalë! Njihuni me shenjat e horoskopit që nuk do t’ju hapin telefonin nëse keni hall
Artikulli tjetërEksperti britanik lëshon paralajmërimin e frikshëm, zbulon lëvizjen e rrezikshme që mund të bëjë Vladimir Putin