Hapja e negociatave me BE-në, kryeministri grek uron shqiptarët: Urime të gjithëve për arritjet tuaja, sot gëzojmë me ju

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka uruar mbrëmjen e sotme me anë të një video mesazhi shqiptarët për çeljen e negociatave me BE.

Advertisements

Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.

Urimi i kryeministrit grek

Advertisements

“I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar.

Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në 2003-in, duke luajtur rolin e avokatit mbrojtës për ju. Greqia si fqinji juaj i afërt ju uron më të mirat. Urime Shqipëri!”

Artikulli paraprakI nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria, por ja çfarë do të ndodh me temperaturat në fundjavë
Artikulli tjetërE rëndë! Incident në koncertin e këngëtares shqiptare, fishekzjarret plagosin disa persona