Rikthehen reshjet e shiut, ja si do të jetë moti në ditët e fundit të korrikut dhe gjatë gjithë muajit gusht

Meteorologia Tanja Porja parashikon se muaji gusht do të jetë i thatë dhe nuk pritet të ketë reshje deri në mes të shtatorit.

Advertisements

“Përsa i përket ditës së sotme, kemi një freskim të motit me 1-2 gradë që do të jetë më i ndjeshëm në zonat veriore dhe veri-lindore. Gjatë orëve të mëngjesit ka patur një rritje të lehtë të vlerave temrike, por do të freskohet moti në mesditë dhe në vijim.

Kemi nga 18-26 gradë celcius temperaturat minimale gjatë orëve të mëngjesit. Zbret makismumi në 27 gradë celcius në zonat malore ndërkohë ruhet në një zonë krejt të izoluar rreth 39 gradë maksimumi i ditës së sotme. Era herë pas here bëhet mesatare, disi problematike kryesisht në brigjet e Adriatikut.

Advertisements

Sot priten gjithashtu edhe reshje, por të pakta dhe të izoluara kryesisht në veirlindje, shumë më pak në skajin verior. Është dita e nesërme e cila sjell vranësira të dukshme, prezencë të reshjeve në formën e rebesheve në të gjithë shtrirjen malore, por mundësitë për reshje në zonat e ulëta dhe bregdetare janë thuajse zero.

E premtja sërisht kthjellime dhe vranësira.

Përsa i përket vlerave termike, mbetemi pak a shumë në të njëjtat vlera. Kemi një rënie të lehtë të enjten dhe të premten në orët e mëngjesit ndërsa mesdita mbetet në vlera të larta. Sot shumë pranë 39 gradëve, po ashtu edhe të premten.

Ndërsa dita e enjte, pra nesër sjell prezencë të reshjeve në një pjesë të vendit, ka edhe një rënie me 2-3 gradë në orët e mesditës. Por kjo rënie është krejt e përkohshme, pasi që nga e premtja, por edhe në vijim e deri në fund të këtij muaji dhe javën e parë të gushtit mbetemi në kushtet e valës së të nxehtit afrikan.”, parashikon Tanja Porja.

Artikulli paraprakVjen goditja e fuqishme për ish Presidentin/ Del dokumenti zyrtar që fundos Ilir Metën
Artikulli tjetër“Politikani me inicialet I.M me dosje”, Nikolla pas letrës së Autoritetit të Dosjeve: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë!