Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen “Gërdeci”.
Advertisements
Kujtojmë se Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes edhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.
Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese u shpreh se kërkuesi s’ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion.
Advertisements
Kujtojmë se bëhet fjalë për tragjedinë e vitit 2009 në Gërdec, ku pas një shpërthimi në një fabrikë të demontimit të armëve e municioneve, mbetën të vdekur 26 persona.