Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 godet këtë shtet, qytetarët në panik, dalin të tmerruar në rrug

Një tërmet me magnitudë 7 goditi Filipinet të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Advertisements

Tërmeti u regjistrua në veri të Luzonit, ishullin më të populluar të vendit, në orën 8:43 të mëngjesit me orën lokale, sipas USGS. Agjencia fillimisht e përcaktoi tërmetin me magnitudë 7.1, dhe më pas në 7.0.

Epiqendra e tij ishte rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit të vogël Dolores, provinca Abra, me një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.

Advertisements

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Manila, më shumë se 400 kilometra larg, ku banorët u evakuuan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) tha se qytetarët duhet të përgatiten për çdo pasgoditje, por shtoi se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami. Abra është një rajon pa dalje në det i njohur për luginat e thella dhe terrenin malor.

Ndërkaq, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në ndërtesat. Presidenti i Filipineve, Ferdinand “Bongbong” Marcos Jr. urdhëroi një dërgim të menjëhershëm të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës në Abra.

Artikulli paraprakHistoria prekëse, erdhën së bashku në këtë jetë, binjakët vdesin në një ditë
Artikulli tjetër“Non grata” nga SHBA-të, e përsërit Berisha: Nëse del një fakt i vetëm, i them mirupafshim politikës