Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Kombinat vendin e quajtur Terminali.
Advertisements
Autobuzi me traga AA204UK në momentin kur do të hynte në terminal është përplasur me një shtetas që drejtonte motorin.
Advertisements
Goditja ka qenë tepër e fortë sa drejtuesi i motorit ka fluturuar disa metra larg.
Si pasoj e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit i cili ka marrë fraktura të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për mjekim. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton shkaqet e aksidentit.
Është për t’u theksuar se ky aks rrugor njëkohësisht rruga nacionale e vetme që lidh Beratin me qytetet tjera është një aks me sinjalistikë të dëmtuar ku semaforët prej vitesh nuk punojnë.