E FUNDIT/ Dy të vdekur dhe mijëra të infektuar me Covid në vend

Covid-19 vijon të marrë jetë. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë ka raportuar dy viktima si pasojë e virusit. Dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç kanë humbur jetën.

Advertisements

Sakaq, shifrat e të infektuarve mbeten sërish të larta. Sot janë raportuar 1373 qytetarë pozitivë me Covid, nga 2801 testime të kryera.

Përditësimi i plotë:

Advertisements

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2801 testime, 1373 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1468 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi
Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:

501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç.
Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1373

Të shëruar në 24 orë 1468

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2801

Testime totale 1,897,715

Raste pozitive 302,767

Raste të shëruara 289,515

Raste Aktive 9,729

Humbje jete 3,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,649

Durrës 702

Fier 679

Vlorë 480

Elbasan 425

Berat 413

Shkodër 397

Lezhë 331

Korçë 281

Gjirokastër 160

Dibër 148

Kukës 64

Artikulli paraprakKomisari i Rrugores pëson arrest kardiak në detyrë, Policia e Tiranës mesazh ngushëllimi
Artikulli tjetërVrasësit erdhën nga Laçi dhe ikën sërisht në Laç. Qëndruar në xhep të rrugës në gadishmëri, një person i informonte për lëvizjet e Martinaj dhe Diklen Vatës