Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme, pasi dhunoi brutalisht bashkëshorten e tij.
Advertisements
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Kalkidha, ku pas nj debati të ashpër me gruan, shqiptari nisi ta godasë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Megjithatë, fatmirësisht 40-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë me plagë në të gjithë trupin dhe e mbuluar në gjak.
Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe pak më vonë një ambulancë e ka marrë gruan fatkeqe dhe e ka dërguar në spitalin e Kalkidhës.
Advertisements
49-vjeçari pritet të dalë para drejtësisë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e “dhunës në familje” dhe “lëndimit të rëndë trupor”.