Grekët rrëmbejnë 12 milje në Jon, ministri i Jashtëm “i tregon muskujt” Shqipërisë, ja çfarë po ndodh me paktin e Detit

Ministri i Jashtëm, grek Nikos Dendias ka folur sa i përket çështjes së detit. Dendias ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, ku ka prekur të gjitha frontet e nxehta në nivel kombëtar dhe gjeopolitik, duke përfshirë këtu raportet e tensionuara me Turqinë dhe çështjen e detit me Shqipërinë. Ai gjithashtu ka shpjeguar më në detaje rrëzimin e avionit misterioz “Antonov” me ngarkesën e rrezikshme të municioneve në Kavallë, për zhvillimet kritike në luftën e Ukrainës dhe çështjen e gazit rus.

Advertisements

Sa i përket marrëveshjes së detit, Dendias i ka bërë me dije gazetares që e intervistonte se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në Jon dhe këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do ti çojnë palët në Hagë. “Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje.

Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje. Është bërë. Nuk është bërë “me”, është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët”, tha ai.

Advertisements

Dendias: Do të mund të merrte fund me largimin e presidentit

Greqia duket se i ka sytë nga ardhja e presidentit të ri për të mbyllur paktin për detin. Presidenti Ilir Meta është ai i cili nuk jep autorizimin lidhur me këtë çështje dhe duket se Greqia i ka shpresat tek ardhja e presidentit të ri në vend, pasi Metës i mbaron mandati në Korrik. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke ka folur sa i përket çështjes së detit dhe zgjidhjes së statusit të saj në Gjykatën Ndërkombëtar të Hagës.

Ai vuri në dukje se kjo çështje do të mund të merrte fund me largimin e presidentit Ilir Meta nga posti i presidentit.“Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur. Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt.

Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë.

Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë”, tha ai.

Artikulli paraprakPë*dhunoi dhe vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin në Fier, ja çfarë do ndodhë sot me Klodian Çalamanin
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, plagoset fëmija 3-vjeçar (VIDEO)