“S’kemi folur 4 vjet”, menaxheri i VIP-ave zbulon sherrin e bujshëm me vëllezërit Veshaj

Xhani Demika, i njohur si menaxheri i VIP-ave, ka zbuluar për Ora Verore detajet e sherrit që ka pasur me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon.

Advertisements

Ai tregoi dhe pse e mori kthesën e madhe më pas, duke qenë një ndër suportuesit kryesor gjatë kohës që Donaldi ndodhej në Big Brother.

Advertisements

“Kemi pasur një debat, nuk kemi folur për 3-4 vjet me Donaldin dhe Romeon. Më ka ngelur mua qejfi. Ok janë shumë më të vegjël, janë 4-5 vjet më të vegjël se unë. Por kur e kam parë Donaldin brenda në Big Brother VIP jam prekur shumë nga historia e tij. Thashë ok Xhani, ti duhet të mbështesësh Donaldin.

Më ka ardhur një mesazh nga Romeo, ku më thoshte se nuk a priste mendja që ti të mbështesje Donaldin. Jemi takuar pas dy ditësh.

Kur ka dalë Donaldi jemi përqafuar dhe bërë fotografi. Jam befasuar nga Donaldi, Romeo ka qenë më i futur në jetën publike. Mori një kthesë shumë të madhe Donaldi”.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ SPAK “zbarkon” në Elbasan, arrestohet gjyqtarja
Artikulli tjetërZbulohet shuma e parave që morën ryshfet gjyqtarja dhe avokati në Elbasan, kush është ish-gjyqtari që u shkarkua nga Vetingu