Masakra me 3 të ekzekutuar në Fushë-Krujë, viktimat ruheshin, ja çfarë u gjet në makinë

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me 3 viktima të dielën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës ku të vrarë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Advertisements

Në makinën e shkrumbuar “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, policia ka gjetur skeletin e një pistolete, ç’ka tregon se të rinjtë i druheshin një atentati.

Martinaj, Vata dhe Hoxha u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi. Katër persona ende të paidentifikuar i zunë prinë në mbikalimin e Fushë-Krujës teksa të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi drejt Laçit.

Advertisements

Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë Martinaj e Hoxha u shkrumbuan.

Vataj arriti të dilte i gjallë nga makina dhe tentoi të largohej, por autorët u ktheyn dhe u siguruan që të vdiste. Dyshohet se objektiv i atentati ishte kushëriri i i Evris Martinajt, Brilant Martinaj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në ekzekutimin e efektivit të FNSH, Xhulio Pela më 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 2021, krime të cilat nuk u provuan asnjëherë.

Artikulli paraprakHorror! E la vetëm foshnjen 6 ditë kur kthehet nëna e gjen pa jetë
Artikulli tjetër“Hera e 5-të që skuadra e vrasjeve del, janë të ashpër, barbarë!” Hoxha për masakrën e Fushë Krujës, tregon ç’do ndodhë në vazhdim