‘Më rrihte, më tradhtonte’! Gruaja hakmerret brutalisht ndaj burrit. E vret me çekiç e thikë ndërsa ai po flinte

Vrasje makabre me çekiç e thika në Itali. Dhe protagoniste është një grua e cila i mori jetën bashkëshortit të saj teksa ai flinte.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Verona, ku 36-vjeçarja me origjinë nga Brazili, Edlaine Ferreira, e goditi disa herë me thikë dhe me çekiç në shpinë dhe në kraharor 37-vjeçarin Francesco Vertroli.

Gruaja u dorëzua vetë në polici ndërsa tha se krimi ne kreu për shkak se ai e dhunonte dhe e tradhtonte shpesh. Policia e gjeti burrin në shtrat me disa plagë të rënda, ndërsa një nga goditjet me thikë e kishte prekur atë direkt në zemër.

Advertisements

Çifti kishte vetëm 6 muaj që ishte martuar ndërsa sipas autoriteteve në asnjë moment nuk kishte pasur asnjë raportim për dhunë nga çifti.

36-vjeçarja e përshkroi bashkëshortin si një njeri të dhunshëm, të egër, ndërsa shtoi se fqinjët nuk dinë asgjë për sherret e tyre.

Policia ka ngritur dyshime po ashtu se historia mund të jetë e ekzagjeruar nga gruaja dhe krimi të ketë ardhur pas një konflikti momental të çiftit. Rasti po hetohet.

Artikulli paraprakGjendet një trup i pajetë në afërsi të Rrogozhinës
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2022