Çelja e negociatave/ Çfarë po fshihet? Diplomati dhe analistit i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Kjo është e vërteta më e helmët, që nuk po i thuhet opinionit publik shqiptar

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati shprehet në një analizë të bërë për çeljen e negociatave se hapja nga BE e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë në 19 korrik 2022 është një hap pozitiv në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, por sipas analistit shqiptarëve nuk po u thuhet e vërteta siç është.

Advertisements

“Por euforia nuk duhet të pengojë t’i thuhen opinioni publik shqiptar të vërtetat siç janë”, shton ai dhe merr shembujt e vendeve si Mali i Zi, Serbia, Turqia që kanë nga 8 deri 17 vjet që i kanë hapur bisedimet, pa avancuar më.

Nga ana tjetër, Murati ka analizuar Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE dhe shkruan:

Advertisements

“E vërteta e dytë më e helmët, që nuk po i thuhet nga qeveria opinionit publik shqiptar është kushti i çuditshëm i vendosur në Kornizën Negociuese të pranimit të Shqipërisë në BE, që Shqipëria duhet t’i japë Greqisë marrëveshjen e detit siç e kërkon Athina.

Në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

-“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Pavarësisht se nuk përmendet emri “Greqi” është më tepër se e qartë që është fjala për marrëveshjen e detit, të cilën Greqia po kërkon t’ia imponojë Shqipërisë me çdo kusht.

Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të. Rivendikimi i vetëm është ai i Greqisë, që insiston të diktojë pranimin e marrrëveshjes së dëmshme të detit, të nëshkruar me Greqinë nga qeveria shqiptare e vitit 2009.

Tani e shohim si kusht të detyrueshëm grek të përfshirë në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë marrëveshjen e detit me Greqinë.

Kjo don të thotë që kushti dhe kurthi i Greqisë ka marrë mandatin dhe fuqinë e BE dhe është vendosur si tra i madh për t’u kapërxyer në ecurinë e bisedimeve të pranimit në BE. Greqia ka ngritur pritën e saj të madhe në Kornizën Negociuese të BE…”, shprehet diplomati në një analizë të botuar në ‘DITA’.

Artikulli paraprakI riu që u përplas nga varka dergjet në spitalin e Traumës, Gjykata liron nga burgu 37-vjeçarin (EMRI)
Artikulli tjetërE FUNDIT/ ‘Shpërthen’ në flakë makina në autostradë, ja çfarë dyshohet