Evropa është “pjekur” nga i nxehti, por sinoptikanët ngrenë alarmin: Ja çfarë pritet pas vapës

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre të reja, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është “pjekur” nga një valë rraskapitëse e të nxehtit.

Advertisements

Mbretëria e Bashkuar, e cila njihet për klimat më të buta, regjistroi për herë të parë temperature mbi 40 gradë.

Gjermani ka shënuar ditën më të nxehë për këtë vit, ndërsa Portugalia shënoi një numër të madh vdekjesh nga i nxehti.

Advertisements

Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO) paralajmëroi se do të bëhej edhe më keq.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

“Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta,” tha shefi i WMO Peterri Taalas.

Përveç temperaturave rekord në Britaninë e Madhe , disa shërbime zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha pas rritjes së zjarreve.

Një zjarr i madh në Wennington, në lindje të Londrës, ka djegur shtëpitë.

Banorët që duhej të evakuoheshin i thanë BBC-së se rreth tetë shtëpi dhe ndoshta një kishë lokale ishin shkatërruar nga zjarri, ndërsa një zjarrfikës në vendngjarje e përshkroi atë si “ferr absolut”.

Në Francë , 64 zona të ndryshme regjistruan temperatura rekord të hënën.

Megjithëse niveli më i lartë i të gjitha kohërave për Francën kontinentale nuk është arritur, jugperëndimi i vendit ka përjetuar zjarret më të mëdha në më shumë se 30 vjet.

Gati 37,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Moti më i freskët tani është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë.

Artikulli paraprakSkandali në Dubai me vajzat e njohura të showbizz-it, çudit ish-konkurrentja e ‘Big Brother’: S’ka asgjë të keqe, 5 minuta punë!
Artikulli tjetërZbardhen detaje të tjera nga masakra në Fushë-Krujë, ja si të rinjtë e kuptuan që po ndiqeshin, njëri prej tyre telefonoi nënën dhe motrën