Disa fluturime në aeroportin e Rinasit, janë pezulluar ditën e sotme, ndëkohë disa të tjera janë shtyrë.
Advertisements
Panorama.al mëson se një situatë e tillë vijon prej afro një ore. Siç shihet edhe në foto, 4 prej fluturimeve janë shtyrë për më vonë.
Ndërkohë të tjerat, pavarësisht se tabela tregojnë që janë në procesin e “check-in”, mësohet se është ndërprerë.
Advertisements
Nga informacionet, bëhet me dije se dyshohet për një sulm kibernetik. Burime bëjnë të ditur për Panorama.al se pilotët e avionëve kanë vështirësi në komunikimin e tyre me kullën e kontrollit.